Historia e çiftit shqiptar: ‘Ndërtuam shtëpinë e ëndrrave me paratë që na solli djali nga Anglia! Nuk do ta bënin dot kurre me një punë në Shqipëri

748
0

Shqipëria çdo ditë e më shumë merr vëmendjen e mediave britanike, kjo për faktin se shumë shqiptare jetojnë dhe punojnë aty, pavarësisht nëse janë ilegalë apo me dokumente.

The Sun ka shkuar në një familje shqiptare në veri të vendit, ku tre fëmijët i ka në emigracion, njëri prej të cilëve në Angli. Ata thonë se me paratë e dërguar nga fëmijët “kanë ndërtuar shtëpinë e ëndrrave në vendin e tyre”, gjë të cilën nuk do ta bënin dot me një punë në Shqipëri.

Seit Shbaj dhe gruaja e tij Xheride thonë së një pjesë e shtëpië ka mbetur e pa përfunduar, pasi punëtorët janë larguar në Angli, për një rrogë më të mirë.

Elektricisti në pension Sait tha se është një problem i madh sepse tani kanë mbetur vetëm të moshuar.

“Të gjithë të rinjtë dhe të rejat kanë shkuar për punë. Kjo do të thotë që unë nuk mund të gjej një ndërtues për të përfunduar njërin mur të shtëpisë”, tregon ai.

Teksa qëron portokallet e mbledhura nga pemëtorja e tij, ai pranon se kishte vetëm një mënyrë për të mbledhur 100,000 paund që duheshin për të ndërtuar pronën e tij madhështore.

Ai tha: “Anglia është vendi më i mirë në këtë tokë. Është kampion i destinacioneve. Gjithmonë është konsideruar si vendi më i mirë për të shkuar. Në çdo vend tjetër në Evropë, pagat janë më të ulëta se në Angli. Në Shqipëri mund të fitosh 30 £ në ditë. Në Angli është 150 £ në ditë. Kur njerëzit shkojnë në Angli, ata gjejnë një punë dhe më pas i ndihmojnë njerëzit këtu për të ndërtuar shtëpi siç kemi bërë ne” tha ai.

Po ashtu, i moshuari tregoi edhe rrugën që ndjekin të rinjtë shqiptarë për të shkuar në Angli.

“Shkojnë në Belgjikë ose Francë, qëndrojnë atje për disa javë dhe më pas paguajnë nga 5,000 deri në 20,000 £ për të hipur në një kamion për të shkuar në Angli përmes tunelit. Kjo mund të tingëllojë si shumë para dhe shpenzim, por ia vlen sepse Shqipëria është e falimentuar”, tregon ai

“Gjithçka është shkatërruar në këtë vend, kështu që të rinjtë i marrin paratë hua dhe e dinë se për katër apo pesë vjet do t’i kenë shlyer”, u shpreh ai.

Djali i tij, Nimet ndoqi atë rrugë të paligjshme shtatë vjet më parë. Më vonë ai u martua me një grua në Angli, duke i dhënë të drejtën për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai punon në ndërtim dhe vazhdon të dërgojë para në shtëpi, ashtu si vëllezërit e tij më të mëdhenj që punojnë si ndërtues në Greqi dhe Itali.

Edhe bariu i dhive, Jetmir Hyseni, 50 vjeç, një nga të paktët që kanë mbetur në fshat, tha: “Nëse dikush më ofronte mundësinë, do të shkoja sot. Mund të fitoja 50 £ në ditë ose më shumë duke punuar në Angli. Këtu fitoj 2 £ në ditë.”

Dashamir Plangaj, 49 vjeç, është edhe më keq. Ai fiton 1 £ në ditë duke përdorur kalin e tij për të ndihmuar fqinjët të transportojnë sende ose të zhvendosin objekte të rënda, shkruan The Sun.

“Ne e dimë se në Angli nuk janë të kënaqur me shumë emigrantë nga Shqipëria. Por kemi dëgjuar se Anglia ka nevojë për punëtorë dhe shqiptarët janë punëtorë shumë të mirë. Përpara se të kishim këtë shtëpi, jetonim në një ndërtesë guri me një dhomë gjumi. Nëse do të kisha pasur mundësinë kur isha më i ri të shkoja në Angli, do të kisha shkuar”, mbyll rrëfimin e tij Saiti.