Histori si filma, nëna e bije takohen pas 36 vitesh! Lot në studion e Ardit Gjebreas

1184
0

Emisioni “Ka një mesazh për ty” solli sot historinë e pabesueshme dhe të 36-vjeçares Danita. Ajo në studio ka treguar se kur ishte 17 vjeç zbuloi se ishte e adoptuar. Për një periudhë të gjatë kohe iu lut mamasë që e kishte rritur t’i tregonte të vërtetën për mamanë biologjike, por ajo gjithmonë refuzonte.

Një ditë, Danita vendos të largohet nga shtëpia dhe sëbashku me të dashurin që ishte në një lidhje prej 3 vitesh vendosën të shkojnë në Itali, pa e ditur se çfarë e priste.

Kur shkoi aty kuptoi se i dashuri e kishte çuar në Itali me synimin për ta trafikuar. Fatmirësisht arriti të shpëtojë dhe shkoi e denoncoi në polici. Nga frika që kishte prej tij nuk doli nga shtëpia për një vit dhe gjithashtu për 15 vite nuk u kthye në Shqipëri.