Dëborë në javën e parë të shkurtit, a do te bjere ne Tirane?

1343
0

Dita e marte pasdite do te vije me ndryshimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë duke sjell masa ajrore nga rrethi Arktik drejt zonave jugore të kontinentit.

Në këto kushte, Shqipëria nga mbrëmja e së martës dhe deri në fundjavë do të kalojë në kushtet një dimri të ashpër. Kjo situatë pritet të nisë pasditen e së martës me një forcim të menjëhershëm të erës e cila pritet të arrijë shpejtësi 80km/h në territor, por mbi 100 km/h në det të hapur duke krijuar probleme në trafikun rrugor e detar.

Era e forte do të vijojë edhe ndërkohë që reshjet e shiut i lënë gradualisht vendin dëborës, e cila këtë herë pritet të zbardhë gati 90% të territorit shqiptar.

Parashikohet që pas mesnatës të së martës deri mesditën e së mërkurës, dëbora do të shtrojë rreth 50 cm në pjesën më të madhe të zonave malore, kryesisht në veri-verilindje, por pak cm dëborë pritet të regjistrohen edhe në rrethinat e zonës së ulët si Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati ndërkohë që flokët e dëborës nuk do të kursejnë as bregdetin shqiptar.