Nje zoteri po ecte ne nje kamp elefantesh dhe vuri re qe elefantet nuk mbaheshin neper kafaze apo te lidheshin me zinxhire.
Ajo qe i mbante ata qe te mos largoheshin nga kampi ishte nje litar i vogel i lidhur ne nje prej kembeve te tyre.
Teksa zoteria poi shikonte elefantet, ai ishte shume i habitur, pasi mendonte se perse elefantet nuk e perdornin fuqine e tyre per ta shqyer litarin dhe te arratiseshin nga kampi. Ata mund ta benin shume lehte kete gje, por ata as nuk e provonin fare.
Kureshtar dhe ne pritje te nje pergjigjeje, ai pyeti nje trajner aty prane se perse elefantet thjesht rrinin dhe nuk perpiqeshin kurre te arratiseshin shkruan shqiptari.net.
Trajneri u pergjigj: “Kur ata jane shume te vegjel ne perdorim te njejtin litar per t’i lidhur ata dhe, ne ate moshe, eshte e mjaftueshme per t’i mbajtur ata. Duke u rritur, ata mesohen me idene se nuk mund te largohen. Ata besojne se litari ende mund t’i mbaje ata, keshtu qe ata nuk tentojne me te arratisen”.
Arsyeja e vetme perse elefantet nuk tentojne te largohen nga kampi ishte sepse me kalimin e kohes ata krijuan besimin se thjesht nuk kishin mundesi te largoheshin.
Morali i historise:
Pavaresisht se sa mundohet gjithe bota t’ju ndaloje, gjithmone vazhdoni te besoni se ajo qe doni te arrini eshte ende e mundur. Te besosh se mund te behesh i suksesshem eshte hapi me i rendesishem per t’i bere endrrat tuaja realitet. /shqiptari.net/