Hiqet flamuri grek nga kisha në Sarandë: Shqiptarët nuk kanë vdekur akoma!

937
0

Pak ditë më parë në një Kishë në Kranë të Sarandës valvitej një flamur grek.

Sot, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ose LSHB kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranës në jug të vendit.

Ata kanë deklaruar për albeu.com se me ketë veprim i thonë shtetit grek se :”shqiptari nuk ka vdekur akoma…”

Deklarata e tyre për albeu.com

Përshëndetje Albeu, rreth 3-4 ditë më parë, kur po festohej festa e Shën Gjergjit në Kranë të Finiqit të Sarandës, një flamur grek valvitej në kishën e fshatit.

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ose LSHB kanë hequr flamurin/leckën greke nga kisha e Kranës në jug të vendit, duke iu bërë të ditur grekut, që shqiptari nuk ka vdekur akoma!