Hidhet shorti i eliminatoreve Katar 22, Shqipëria ne grup me Anglinë, Kosova përballë Spanjës

637
0

Gati dy vite nga Botërori i parë dimëror “Katar 2022”, është hedhur shorti për eliminatoret e Europës, teksa 55 përfaqësueset e “Kontinentit të Vjetër” kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të provojnë të sigurojnë një biletë për kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Kështu goglat e përzgjedhura nga ish fantazisti holandez Rafael Van der Vart vunë Shqipërinë në grupin I, bashkë me kundërshtarë shumë të fortë si Anglia, Polonia e Hungaria, por edhe dy më të lehta si Andorra e San Marino.

Një grup mjaft i komplikuar edhe për Kosovën, që do të duhet të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë në një grup me 5 skuadra, teksa me helenët skuadra “dardane’ u përball edhe në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.

Shorti:
Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda, Luksemburg, Azerbajxhan
Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, KOSOVË
Grupi C: Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgari, Lituani
Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnjë, Kazakistan
Grupi E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni
Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi
Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar
Grupi H: Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë
Grupi I: Angli, Poloni, Hungary, SHQIPËRIA, Andorra, San Marino
Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedonia e Veriut, Armenia, Lihtentein

Eliminatoret do të startojnë më 24 dhe 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë më 14-16 nëntor të të njëjtit vit, ndërsa e para e çdo grupi do të marrë një biletë direkt për në “Katar 2022” dhe e dyta e çdo grupi do të luajë një fazë shtesë Play Off-i në mars të 2022-shit.