Kledi Kadiu: Në Itali kam bërë çmos që mos kuptohej që jam shqiptar, ja sakrificat më të mëdha që kam bërë

2578
1

I ftuar ne RTV Ora ishte balerini, Kledi Kadiu i cili prej vitesh po pushton skenat italiane. Ai ka ndarë dhe njëherë tjetër me mderatoren Arjola Shehu, historinë e mbërritjes së tij në Itali gjatë viteve 90 , vështirësitë që ka hasur në fillim, nga malli për familjen dhe deri te punët  që ka bërë.

Arjola i ka kërkuar Kledit që të rikthehet dhe një herë pas në kohë e të kujtojë mbërritjen e tij në Itali, ku ai ka treguar se për ti bërë ballë jetës është detyruar që të punojë edhe murator.

“Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës . Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla”

Për Kledin sakrificat dhe vështirësitë që kalon njeriu në jetë e bëjnë atë të dijë vlerën e suksesit dhe të ketë një mendim krejt tjetër për të ardhmen.

“Besoj se kjo është një nga mënyrat si e koncepton dhe jetën e ardhshme. Sepse një person që ka kaluar një urë me mundime të mëdha nga të gjitha aspektet ka një mendim të ndryshëm sa i përket suksesit dhe jetës aktuale” – shton ai.

Vitet 90 për të gjithë shqiptarët kanë qenë të mbushura plot vështirësi dhe Kledi si një i ri plot ëndrra, emocione vendosi që të linte pas Shqipërinë  për Italinë aty ku dhe do të merrte një famë të madhe.

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë” kështu e nisi Kledi intervistën e tij duke theksuar faktin se shqiptarët asoj kohe paragjykoheshin dhe mënyra e vetme për ti bërë ballë kritikave ishte me talentin dhe dëshirën  për të arritur majat duke mbajtur të fshehtë origjinën.

“Vitet 90 ishin pak ndryshe përsa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punomin në transmesionin Guona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar” – tregon Kledi.