Hej “kampion” nëna, ajo që të rriti, vdiq! E gjetën komshinjtë! Kishe turp të quheshe shqiptar!

788
0

Bamirësi Ilir Hoxholli i shkruan një mesazh Pirro Dhimës, për ndarjen nga jeta të nënës së tij e cila u gjet e pajetë sot në Himarë. Lajmin e konfirmoi dhe Policia, e cila tha se kishte dyshime se 75 vjeçarja kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh.

Ndryshe nga mesazhet formale të ngushëllimit, Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës për nënën që e rriti dhe e lindi shqiptar, kombësi të cilën ai e mohoi dhe u deklarua grek. Megjithatë, nëna e tij jetonte e vetme në Himarë dhe sot komshinjtë e gjetën të pajetë.

Pirro Dhima është fitues olimpik i peshëngritjes, sport në të cilin ka fituar tre herë medalje ari.

Mesazhi i bamirësit Ilir Hoxholli:

Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.

Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.