Hedhin një top brenda oborrit në burgun e Lezhës, efektivët shokohen nga ajo që gjejne pasi e çajnë

3384
0

Një ngjarje jo e zakonshme vjen nga burgu i Lezhës. Ja pra që ndodh edhe kështu, kur të burgosurit luajnë me top, ai ka peshë të madhe. Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve në ambientet e IEPV së Lezhës, është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Pasi janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë, topi është çarë dhe brenda tij janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura. Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.