Arjan Çani: Më kërcënuan dy njerëz të pushtetit, më erdhën në zyrë dhe…

704
0

Arjan Çanin e njohim si gazetarin e suksesshëm televiziv që është sot, por puna dhe karriera e tij nuk ka qenë përherë kaq e lehtë dhe e kollajtë sa është në pamje të parë.

Ai e ka nisur punën si gazetar pas viteve ’90-të, kur në vendin tonë ishte një situatë e trazuar politike dhe sociale.

Në një lidhje telefonike në KafeIn, Çani ka treguar se si është kërcënuar për një shkrim të botuar në një gazetë ku ai ishte kryeredaktor, nga persona mjaft të pushtetshëm dhe emra të dëgjuar edhe sot e kësaj dite në arenën politike.

Çani kujton:

Nuk kam patur asnjëherë kërcënim personal, por kujtoj një rast në vitin 1998 kur unë punoj si kryeredaktor i një gazete. Dy njerëz të njohur me morën në telefon për një shkrim që ishte botuar, pra nuk kishin asgjë personale me mua.
Ishte një kohë kur në Tirana ishte jashtë kontrollit dhe kishte dy ose tre ditë që ishte vrarë Azem Hajdari, pra ishte gjendje e jashtëzakonshme.
Nuk i përmend dot me emra por dy personat më kërcënuan dhe më thonin që të mos e vazhdoja më shkrimin në gazetë.
Madje më erdhën edhe në redaksi, unë thirra ca njerëz të tjerë paralel që të mbrohesha, pasi unë nuk shquhem për grushte dhe u neutralizua kjo histori. Këta dy njerëz janë shumë zyrtar sot”.