WP: 10 vjet pas Pavarësisë, Haradinaj i kërkon ndihmë SHBA për…

589
0

Qytetarët e Kosovës festojnë sot 10 vjetorin e Pavarësisë, një datë kjo që tërheq vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Prestigjiozia amerikane “The Washington Post” ka publikuar një artikull për shtetin e Kosovës, ku ndër të tjera shkruan se Republika e re me shumicë myslimane, përballet me sfida serioze si: papunësia e lartë, probleme me fqinjët dhe ekstremizmin islamik.

Fokusi i saj qëndron edhe te kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Kërkesa e tij që Amerika të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në punët e papërfunduara të shtetit.

WP ka realizuar intervistë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ai ka thënë se për çdo vendim të madh në Ballkan ka nevojë për rolin e Uashingtonit.

“Ne kemi punë të papërfunduara. Fakti se Kosova dhe Serbia nuk e kanë njohur njëra -tjetrën është ende një pjesë e hapur e punëve që duhet të zgjidhen.”- ka thënë Haradinaj ndër të tjera.

Haradinaj, ish-udhëheqësi 49-vjeçar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë për herë të dytë kryeministër i vendit. Ai dha  dorëheqjen për t’u përballur me akuzat ndërkombëtare për krime lufte.

Në vijim artikulli përmend mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë kohë nën udhëheqjen e presidentit Bill Clinton për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Kosova po lufton për të gjetur rrugën e saj në dekadën e dytë, Haradinaj po kërkon të forcojë lidhjen historike me SHBA-të. Prishtina dhe Uashingtoni besojnë se ndërhyrja diplomatike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është një histori suksesi.

Image