Hapje graduale, ja çfarë ndryshon nga e hena në Greqi

1174
0

Kreu i shtetit grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar lehtësimin e masave, të vendosura pothuajse gjashtë javë më parë me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Nepermjet një videomesazhi të regjistruar një ditë më herët, Mitsotakis tha pasditen e së martës se masat e kontrollit do të lehtësohen gradualisht, duke filluar nga e hëna 4 maj.

“Parulla jonë e re do të jetë të qëndrojmë të sigurt,” tha ai, duke këmbëngulur që dalja nga bllokimi do të shpaloset sipas një plani të mirëmenduar.

Nga e hena, date 4 maji nuk nevojitet më sms për të autorizuar lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Shkollat ​​dhe kishat do të hapen në 18 maj. Mësimi gjithsesi rikthehet vetëm për gjimnazet. Nuk do të hapen çerdhe, kopshte dhe shkollat fillore.

Ndërsa qendrat tregtare, hotelet, restorantet dhe tavernat rihapen në 1 qershor. Por edhe ata do të duhet të zbatojnë rregulla të rrepta për distancimin fizik.

Lehtësimi i masave do të rishikohet çdo 24 orë nga ekspertët që kanë këshilluar qeverinë, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll, theksoi Mitsotakis.

Çfarë duhet të dini për hapjen në Greqi

Nga 4 maji lëvizja e njerëzve lejohet me grumbullim deri në 10 vetë.

Nuk ka më sms te nr 1033 për të marrë lejedalje.

Nuk ka asnjë kufizim këvizjeje 24 orë në 24.

Nuk lejohet dalja nga prefektura.

Më 18 maj lejohet edhe dalja nga prefektura.

Përdorimi i maskës është i detyruar në ambientet e mbyllura si mjete transporti publik, dyqanet, spitale, parukeri, berberë, qendra spa, klinika, etj.

Më 11 maj hapen shkollat vetëm për maturantët dhe më 18 maj për të gjitha shkollat e klasave 5 deri 9 dhe gjimnazet.

Nëse çdo gjë shkon mirë më 1 qershor hapen kopshtet dhe shkollat fillore. Çerdhet mbeten yë mbyllura.

Kishat hapen më 4 maj me deri 10 vetë bashkë dhe më 17 maj për të gjithë.

Qytetarët mund të shkojnë në plazhe, por plazhet private mbeten të mbyllura dhe lejohen vetëm plazhet publike me distancë fizike.

Nga 4 maj rihapen dyqanet e tjera si parukeri, berberë, optika, spa, etj.

Në dyqane deri 20 metra katrorë lejohen njëherësh 4 njerëz. Për 21 deri 100 m2, +1 person për çdo 10 m2, pra në një dyqan 100 m2 lejohen 12 vetë.

Për dyqane mbi 100 m2 lejohen 1e vetë + 1 person për 15 m2.

Parukeritë dhe qendrat estetike do ta kenë orarin 07.00 deri 22.00 nga e hëna në të premte. Kurse të shtunën 07.00 deri 21.00. Klientët duhet të rezervojnë më parë.

11 maj hapen edhe autoshkollat

18 maj

Rihapen kopshtet zoologjike dhe botanike si dhe muzetë arkeologjikë.

Rihapen lojërat e fatit.

1 qershor

Rihapen qendrat tregtare por jo food court brenda tyre.

Rihapen të gjitha baret e restorantet që kanë hapësira për tavolina jashtë me distancë 2 metra nga një tryezë te tjetra dhe lejohen 4 vetë në një tavolinë.

Brenda qershorit

Rihapen kinematë me distancë 1.5 metra nga një njeri te tjetri dhe 60 për qind të kapacitetit.