“Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh”, Gena rrëfen punët që ka bërë para se të bëhej këngëtar

667
0

Sot Gena është një nga këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare, por në rrugëtimin e tij artistik, ai paska bërë dhe punë të tjera aspak të ngjashme me atë që ai bën sot.

I ftuar në “E Diell”, Gena kujtoi kohën kur emigroi ne shtetin helen.

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty”, rrëfen Gena.

“Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori”, shpjegon Gena.

“Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”, kujton me humor këngëtari.

Ai tregoi gjithashtu se ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative. Këtë të fundit, ai e ka cilësuar si punën më të bukur që ka bërë atje.