Dikur këndonte “Qingji i vogël”, shikoni si duket sot këngëtari

991
0

Pëllum Hajdari, gjithmonë do të njihet falë këngës për fëmijë “Qingji i vogël”. Tani ai është 16 vjeç dhe vijon mësimet në shkollën e mesme.

Përveç të kënduarit ai arrinte të aktronte gjatë xhirimeve të videoklipeve të këngëve të tij, dhe shumë e thërrisnin një “sherr i pashoq”

Por vetë Pëllumbi e ka mohuar këtë në një intervistë për rtv21.tv. “Jo nuk kam qenë sherr, por kam imituar sherrin”, ka thënë ai duke shtuar se talentin e tij për muzikë e ka zbuluar babai.

Pëllumbi ka treguar se edhe sot kur e takojnë të vegjëlit e njohin. “Nganjëherë habitem edhe unë se si fëmijet ende më njohin edhe pse mendojë se kam ndryshuar”, ka treguar ai.

Pothuajse çdo artisti në mendje i mbetet paraqitja e tij e parë ngjajshëm edhe Pëllumbit, i cili ka thënë se kënga më përzemërt e tij është ajo e para (Qingji i vogël), pasi që ka qenë edhe hera e parë kur ka dalë para publikut.

Ndërkohë që tani edhe pse është më i rritur dhe nuk këndon më për fëmijë, ai prapë i përcjell këngët për të vegjëlit. “Ende përcjell kënget për fëmijë, madje nganjëherë shkoj edhe në Festivalin e Shkodrës për femijë si publik, dhe më pëlqejnë shumë të gjithë andaj nuk do e veçoja asnjë”, ka treguar Pëllumbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.