Hapja e transportit publik: 13 rregullat e rrepta qe duhet te dini

530
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot heqjen e kufizimit për transportin publik. Ministrja nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte ku maska do të jetë e detyrueshme.

Top Channel ka zbardhur rregullat që duhen ndjekur për transportin publik që janë si më poshtë vijon:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
7. Duhen dezinfektuar makinat.
8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.
10. Terminali të dizinfektohet.
11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
12. Të respektohen masat e higjienës.
13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.