BE diskutime për mbylljen e kufijve, mund të lihen jashte keto vende

751
0

Ditën e sotme ambasadorët e BE-së kanë zhvilluar një takim, ku po diskutohet për hapjen e kufijve me 1 korrik.

Mësohet se ambasadorët po diskutojnë që SHBA si dhe vende si Brazil, Iran dhe Rusi të lihen jashtë për shkak të numrit të lartë të infeksioneve.

Sakaq, ‘BBC’ raporton se ende nuk ka një dakordësi mes palëve. Pasi disa vende dëshirojnë që kufijtë të hapen sa më shpejt, ndërsa disa shtete janë të frikësuar. Brukseli po mendon mos të hapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta infeksionesh.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër, pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen.