Hapja e kufijve tokesore, policia sqaron nëse lejohet hyrja në Greqi, Itali dhe Maqedoni

543
0

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve duke filluar që nga dita 1 qershor me shtetet e tjera, megjithatë jo të gjitha vendet kanë ndjekur të njëjtin regjim duke shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, e cila ka shpjeguar se e pavarësisht se kufijtë janë hapur prej vendit tonë, nuk ka ndodhur një gjë e tillë për Italinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kështu, sipas regjimit aktual, çdo shtetas shqiptar mund të futet prej këtyre shteteve në Shqipëri, por jo çdokush mund të lejohet të futet në Greqi, Itali apo Maqedoninë e Veriut.

Situata është normale në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi ku lejohet hyrja dhe dalja e qytetarëve. E njëjta gjë ndodh me Kosovën, por me kushtin që kush hyn andej duhet që të qendrojë për 7 ditë në karantinë nëse nuk kanë një konfirmim zyrtar brenda katër ditëve të fundit se janë “negativë” nga koronavirusi.

Situata e kalimit kufitar është si më poshtë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.