Skip to content

Hapen për publikun për herë të parë sarkofakët 2500 vjeçarë ne Egjipt

    Një mision kërkimor egjiptian shfaqi për herë të parë para publikut dhe mediave një koleksion të madh me sarkofagë 2500-vjeçar, në nekropolin Saqqara-s në Giza.

    Objektet e rralla mijevjecare u zbuluan në jug të Kajros në nekropolin e kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memfisit, një vend që prej vitesh i përket i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Në vendgërmimin rreth 10 milje në jug-lindje të Piramidave të Gizës – janë gjetur deri tani 59 arki vole të pikturuara, 40 prej të cilëve u zbuluan për publikun.

    Shumica e tyre kanë mumje, të cilat sipas kërkuesve mund të kenë qenë priftërinj, zyrtarë të lartë në shoqërinë e lashtë egjiptiane.