Banka e Shqipërisë njofton se nga 7 tetori 2025, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri do të kenë mundësi të kryejnë pagesa në euro brenda hapësirës evropiane përmes sistemit SEPA (Zona e Pagesave në Euro).
Duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për integrimin financiar të vendit, BSH-ja informon qytetarët dhe bizneset, për hapat që ndiqen për të kryer një pagesë në SEPA:
1- Fillimisht sigurohuni që pagesa është në euro (€)
SEPA lejon vetëm pagesa në valutën euro. Llogaria juaj duhet të jetë në euro ose të ketë mundësi të kryejë transaksione në euro.
2- Merrni IBAN-in e saktë të përfituesit.
IBAN-i është i domosdoshëm për çdo pagesë SEPA. Ai përcakton saktë llogarinë ku do të shkojnë paratë. Parandalon gabimet në transaksione dhe është standard i pranuar në të gjithë Evropën.
Për shembull IBAN-i në euro në Shqipëri:
AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741