Hani i Hotit/ Turistët francezë turpërojnë shqiptarët: Mbani radhën si të gjithë të tjerët!

636
0

Francezët dallohen për ndjenjën e revoltës dhe asnjëherë nuk ngurojnë të protestojnë kur shikojnë diçka të gabuar. Një grup prej tyre protestuan në Hanin e Hotit për mosrespektimin e radhës nga ana e shoferëve shqiptare, duke u dhënë një leksion të vërtetë këtyre të fundit.

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit u regjistrua një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë. Përveç të nxehtit, problem ishin edhe shoferët shqiptarë, të cilët nuk respektonin radhën.

Kjo bëri që francezët dolën në rrugë dhe e bllokuan atë. ata veshën jelekë të verdhë, simbol i protestuesve në Francë, dhe bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër.

Kjo gjë nervozoi jo pak shoferët shqiptarë, sepse u krijua trafik, por në fund francezët ia dolën që leksionin ta jepnin për vendasit.