Francezët dallohen për ndjenjën e revoltës dhe asnjëherë nuk ngurojnë të protestojnë kur shikojnë diçka të gabuar. Një grup prej tyre protestuan në Hanin e Hotit për mosrespektimin e radhës nga ana e shoferëve shqiptare, duke u dhënë një leksion të vërtetë këtyre të fundit.
Në pikën kufitare të Hanit të Hotit u regjistrua një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë. Përveç të nxehtit, problem ishin edhe shoferët shqiptarë, të cilët nuk respektonin radhën.
Kjo bëri që francezët dolën në rrugë dhe e bllokuan atë. ata veshën jelekë të verdhë, simbol i protestuesve në Francë, dhe bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër.
Kjo gjë nervozoi jo pak shoferët shqiptarë, sepse u krijua trafik, por në fund francezët ia dolën që leksionin ta jepnin për vendasit.