Habiten fansat, Adele pëson ndryshim drastik pas ndarjes nga bashkëshorti

897
0

Këngëtarja e njohur, Adele, u shfaq për herë të parë në publik pas ndryshimit të madh fizik, në festën e ditëlindjes së Drake në tetor, vetëm disa javë pas divorcit nga ish bashkëshorti saj Simon Konecki.

Por fotot e këngëtares të cilat po qarkullojnë në rrjet, nuk janë pritur fort mirë nga fansat e saj, të cilët kanë komentuar se rënia nga pesha e ka bërë atë të duket më e vjetër dhe jo aq e bukur sa dukej më parë.

Por kjo sigurisht nuk e ka shqetësuar këngëtaren, e cila i ka vënë rëndësi linjave trupore dhe shëndetit të mirë.