Mbërriti në Rinas guruja indian Paramahamsa Vishwananda, i pritur nga ndjekësit e tij shqiptarë, ku ndër më kryesorët është bashkëshortja e ministrit Damian Gjiknuri.
Ai është pritur në aeroport nga shumë ndjekës të sektit të tij, të cilët turreshin kush e kush t’i puthte këmbët.
Guruja indian Paramahamsa Vishwananda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur “Bhakti Marga”.
Nga një kërkim elementar në internet, ky guru indian rezulton se është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.
Ekziston dhe një video, që konsiderohet si një mashtrim spektakolar i dokumentuar i gurusë indian ku ai shfaqet në një seancë duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’.
Më poshtë keni videon: