Ardit Gjebrea emocionon publikun, i dedikon së ëmës këngën e ndjerë në duet me artistin me famë botërore

736
0

Mbrëmjen e djeshme Ardit Gjebrea ka kënduar një këngë së bashku me tenorin e njohur Saimir Pirgu, ku ja dedikonte nënës së tij të ndjerë. Arditi tregon historinë si lindi idea e kësaj këngë.

“Sivjet gjatë një vizite timen në Barcelonë u ngjiz ideja e një dueti për të përsëritur emocionet e disa viteve më parë. Ka qenë një vit i vështirë për mua, kohë e ngarkuar, pritja për t’u ndarë nga një njeri shumë i dashur i familjes. Një ditë tek studio e tij, Flori Mumajesi më tregon një material muzikor. I thashë Flor e dua për vete këtë këngë, por e kam për duet. Më tha kjo këngë është krijuar për një këngëtar, jo për duet. Por unë teksa dëgjoja atë melodi e ndërtova linjën muzikore, madje dhe tekstin. Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë është e vështirë ta pranosh. Për ty mam”, u shpreh Gjebrea.