Skip to content

Grushte, shkopinj e karrige, dasma kthehet në përleshje masive mes te ftuarve

    Një dasmë në Angli është shndërruar në një përleshje masive mes të ftuarve, të cilët nisën të godisnin me grushte dhe karrige njëri-tjetrin.

    Burrat shihen duke u goditur madje edhe me shkopinj.

    Ngjarja ka ndodhur në Mançester, më 24 gusht, dhe gjithçka nisi kur një burrë u afrua te një i ftuar që ishte i ulur në tavolinë dhe i hoqi nga koka kapelen.

    Menjëherë nisi përleshja që zgjati disa minuta dhe që përfundoi vetëm me ndërhyrjen e policisë.

    VIDEO