Gruaja qan me dënes nga deklarata e vjehrrit, Çobani: Dorëzoji djalin, s’të takon ta mbash!

485
0

Pas akuzave ndaj Erjonës se është ajo që e ka sjellë në jetë djalin dhe e ka lënë në moshën 1-vjeçare, ish-vjehrri i saj, Avniu që ndodhet në lidhje telefonike me rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, e konsideron edhe të paaftë për t’u kujdesur për fëmijën.

Ndërsa Eni Çobani e pyet se çfarë ka që nuk shkon me Erjonën, dëgjohet një ndërprerje e vogël dhe ai vazhdon bisedën me dikë. Menjëherë Erjona ngrihet në këmbë dhe thotë se “po e mëson vjehrra” e më pas dëgjohet Avniu që thotë se nusja është e sëmurë me epilepsi. Kjo e bën Erjonën të shpërthejë në lot.

Gjatë telefonatës, Avniu pranoi se djali i tij, Lorenci që është babai i fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri dhe djali po qëndron me gjyshërit, gjë që përbën kundravajtje penale.

Avni: Na epikrizën se e kam në kamera.

Eni Çobani: O zotëri të lutem! Epilepsia nuk është sëmundje mendore o zotëri! Me kë po flet ti? Mua më vjen shumë keq që një zotëri që ka ngrënë bukë me nusen e djalit dhe i ka bërë një djalë thotë publikisht që nusja është e sëmurë! Është shumë e rëndë dhe t’ju vijë zor nga vetja që flisni për vajzat në këtë formë! T’ju vijë zor nga vetja! Kaq po them! Këto gjëra nuk i vendos ti Avni! Nuk i vendos ti se kush është i sëmurë në Republikën e Shqipërisë! E vendos gjykata, e vendos mjekësia! Hap një gjyq! Më vjen shumë keq! Këtë  fjalë nga ty nuk e prisja! Kaq po ju them!

Avni: Dëgjo se kanë për të dalë fjalët e mia!

Eni Çobani: Se kur do të dalin fjalët e tua e vendos gjykata! Po të them edhe njëherë, dorëzoji djalin Erjona Kastratit! Zotëri, djalin e ke në Greqi, e ke thënë publikisht! Ty nuk të takon me ligj të mbash nipin se nëna është gjallë dhe është këtu! Dorëzoji djalin Erjona Kastratit! Po i bëj thirrje qytetit ku jeton, drejtorit të policisë, prokurorisë së qytetit tënd, po të them Avni, jepini fëmijën Erjona Kastratit!

Avni: Fëmija do të dorëzohet me vendim gjykate!

Eni Çobani: Jo zotëri, nuk e vendos ti vendimin e gjykatës! Ti do dorëzosh fëmijën dhe hap gjyq po qe!/tvklan/