Gruaja merr guximin dhe del hapur në TV, bën lutjen që i përloti shqiptarët. Mos e humbisni

830
0

“Dua të bëj diçka për të, t’i lë të paktën një shtëpi, të tregoj se unë mund të bëj diçka për të, pasi për të do të jepja jetën”.

Këto janë disa nga fjalët e gruas së re, e cila është rreth të 40-ve dhe jeton në Tiranë.

Nëna e re shpjegon se ka dy vjet që e mendon këtë gjë, por nuk i ka treguar askujt dhe dëshiron që sidomos vajza e saj mos ta mësojë kurrë këtë fakt.

Ajo tregon për Fiks Fare se këtë e bën për vajzën e saj, e cila është vetëm 15 vjeçe dhe dëshiron që ajo të jetojë si adoleshentet e tjera.

Por cfare ka menduar ajo te beje?

Thotë se e ka menduar gjatë dhe pamundësia ekonomike e ka detyruar të vendosë për të kryer këtë veprim. “Burri im është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë, shtëpi nuk kemi, jetojmë te prindërit e mi. Ata nuk kanë pension. Të vetmet të ardhura janë rroga ime prej 220 mijë lekësh të vjetra”, tregon ajo historinë për të shpjeguar se çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin për të shitur veshkën.

Këtë po e bëj për fëmijën tim dhe nuk druhem për asgjë, prandaj, ju lutem më ndihmoni”, mbyll rrëfimin e saj nëna e re, teksa i dridhet zëri, me shrpesën se nëpërmjet emisionit, dikush do e dëgjojë dhe veç faktit se ajo do i vijë në ndihmë familjes së saj, me këtë veprim do të ndihmojë edhe dikë që do e ketë të nevojshme transplantin e një veshke.