Gruaja mbush 108 vjeç dhe tregon sekretin e jetëgjatësisë sipas saj

579
0

Një grua ka festuar së fundmi 108-vjetorin e saj të lindjes. Ajo është Ada Daniel nga Derbyshire, e cila tashmë është bërë e njohur pasi shtëpia e të moshuarve ku ajo qëndron mori një nismë të veçantë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ata bënë thirrje për sa më shumë urime.

Ajo mbushi 108, duke pozuar me një pije freskuese dhe fotoja u shpërnda në faqes e shtëpisë së kujdesit në “Facebook”.

Nga ana tjetër, jetëgjatësinë e saj, Ada ia atribuon qenve për të cilët është kujdesur në jetën e saj. Koordinatorja e shtëpisë së të moshuarve, Kelly Goucher, e përshkroi Adën si një personalitet të gjallë dhe foli për dashurinë që ajo ka pasur gjithnjë për qentë, veçanërisht për qentë zagarë.

“Një herë e pyeta se cili ishte sekreti i saj dhe ajo m’u përgjigj duke më thënë se ishte fakti që kishte qen e jo fëmijë. Ajo ka jetuar me qentë e saj në Street Lane”, tha Goucher.

E lindur në Ambergate në vitin 1915, Ada u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë Percy në moshën 27-vjeçare, në vitin 1944. Ata nuk sollën në jetë fëmijë, por jetuan të lumtur deri në momentin kur Percy ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

Ajo u bë pjesë e institucionit të kujdesit vetëm në moshën 103-vjeçare. Sipas të dhënave, Ada është personi i 65-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.