Winston Howes dhe gruaja e tij, Janet, të martuar prej 30 vjetësh, jetonin të lumtur, kishin një djalë e gëzonin shëndet të plotë, kur një atak i papritur në zemër i mori jetën gruas, 17 vjet më parë.
Janet ishte vetëm 50 vjeç dhe vdekja e saj e tronditi fort të shoqin, sot 70 vjeç, dhe djalin.
Pasi më në fund u mësuan me faktin që ajo nuk ishte më, Winston dhe i biri vendosën t’i ofronin një homazh të veçantë e që do të zgjaste në kohë.
Pak muaj pas vdekjes së saj, Winston vendosi të mbillte mijëra lisa, saktësisht 6000, në një fushë pranë shtëpisë ku banonin, një vend mjaft i dashur për Janet.
Rezultati i këtij gjesti të adhurueshëm nuk ishte menjëherë i dukshëm, por u zbulua rastësisht nga një pilot që fluturoi mbi pronën e Winstonit.
Ajo që pa piloti ishte një pyll i bukur me një shesh në formë zemre në mes. Piloti u mallëngjye shumë dhe tha se ishte gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë në fluturimet e tij,
Pylli sot është një vend meditimi për burrin dhe djalin e Janet.
Çdo vit, Winston mbjell lule në sheshin në formë zemre, të cilat lulëzojnë në pranverë dhe i japin ngjyra e aromë, duke e bërë edhe më të mahnitshëm homazhin e tij për gruan.