Greve ajrore 24 oreshe, Probleme për ata që udhëtojnë me keto kompani lowcost

255
0

Pilotët dhe stjuardesat e linjave ajrore me kosto të ulët Ryanair, EasyJet dhe Volotea rikthehen ne greve. Ndalet edhe Malta Air dhe kompania CrewLink.

Pas grevës së 8 qershorit, ekuipazhet do të mungojnë në punë të shtunën më 25 qershor për 24 orë. Kompanitë nuk kanë komunikuar ende asgjë për ndonjë fluturim të anuluar, por listat e atyre të garantuara janë publikuar në faqen e Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil.
Ryanair: “Nuk parashikojmë asnjë shqetësim në Itali” – Kompania irlandeze ka minimizuar ndikimin e mundshëm të grevës. “Ajo është e organizuar nga sindikatat që nuk kanë përfaqësim në Ryanair,” tha menaxheri i vendit Mauro Bolla në Cagliari.