Greqisë nuk i ndahen hallet, pas zjarreve sinoptikanët japin lajmin e frikshëm: Po vijnë…

601
0

Mesa duket Greqia do të vazhdojë të kalojë probleme të mëdha.

Zjarri i rënë të hënën, u ka marrë jetën 80 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur. Por pas zjarreve, që dyshohet se janë të qëllimta, duket se një tjetër fatkeqësi do të godasë Greqinë. Bëhet fjalë për përmbytje.

Autoritetet bullgare kanë paralajmëruar Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të mbushen shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa që rrjedhin në territoret e tyre.

Paralajmërimi vjen ndërkohë që shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në katastrofën më të madhe të viteve të fundit, si pasojë e zjarreve në kryeqytetin Athinë, që i kanë marrë jetën deri më tani disa dhjetëra personave.