Greqia vendos masa të reja kufizuese, mban mbyllur kufirin deri në këtë datë

797
0

Rritja e rasteve të reja me Covid19 në Greqi, ka bërë që qeveria greke të zgjasë masat kufizuese.

Mediat vendase shkruajne se në kuadër të masave shtesë kufizuese, shteti grek ka vendosur që  të mbajë mbyllur deri më 12 tetor kufirin me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë me të cilat Greqia kufizohet me rrugë tokësore.

Po ashtu në lidhje me kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, vijon të ndiqet rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, me test negativ PCR për COVID-19.