Greqia shtyn ‘bllokadën’ me Shqipërinë, shtyhet hapja e pikes kufitare te Kapshtices

597
0

Greqia ka shtyrë edhe nje here hapjen e pikës kufitare të Kapshticës.

Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar shtyrjen e hapjes  ndonëse pak ditë më parë vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, duke përjashtuar këtu vetëm vendin tonë.

Autoritetet greke kanë njoftuar Policinë Shqiptare të Kapshticës kjo se kjo pikë kufitare do të vijojë të jetë e bllokuar deri më 26 prill.

Njoftimi

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.