Greqia shtyn afatin për hapjen e pikës kufitare në Kapshticë

313
0

Qeveria greke shtyn vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 janar 2021. Kjo është konfirmuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Emigracionit në Korçë.

Ne daten 20 nëntor, pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 dhjetor, vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat që do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.