“Do bësh ç’të them unë, paske edhe p*rdh”, Çuri tregon ç’i ndodhi me efektiven: “M’u errën sytë”

581
0

Analisti Arjan Çuri në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur mbi ngjarjet e fundi ne vendin tone. Çuri tha se ka vënë re një pakicë të policëve që tejkalojnë kompetencat dhe ka treguar një rast personal që i ka ndodhur atij disa ditë më parë.

“Ka një gabim të rëndë, nga ana proceduriale të paktën, në procesin e rekrutimit të të rinjve në polici. Kriteri kryesor është të jenë militant të PS. Nuk jam kundër bindjeve politike të njerëzve, por përveçse të jenë socialistë, duhet të jenë profesionistë. Kam parë njerëz të rinj që herë pas herë, nuk përfaqësojnë shumicën por janë pak persona, që tejkalojnë kompetencat qoftë në komunikim.

Kisha një rast kur isha te komisariati nr. 6 ku del një punonjëse femër dhe më kërkoi autorizimin. I dërgova badge-in e medias dhe më tha se donte autorizimin nga e-Albania. Ia dhash edhe atë. I thashë që unë t’i tregova të dyja, por mjaftonte badge. M’u drejtua dhe më tha: ‘ti do bësh ç’të them dhe unë, paske edhe pordh’, më tha.

M’u errën sytë dhe dola nga makina, më njohën pastaj dhe erdhën disa të tjerë më kërkuan ndjesë. Më tërhoqën  që mos t’i bëja kallëzim. Nuk e di pse dhe kush i fryn, kanë një sjellje të tillë, pakica është realisht që ka një fryrje, një fodullëk të jashtëzakonshëm”, u shpreh Çuri.

Çuri ka treguar pse ndodh ky fenomen. “Në rastin në fjalë duhen parë rekrutuesit, shohin një fodullëk dhe arrogancë në rangjet e larta. Njeriu i shkatërruar dhe i shkelur me këmbë nga eprori, bëhet shkatërrues tek ata që ka më poshtë. Imagjinoni ç’mund t’i kenë bërë ministrit të shkretë që nuk dha dorëheqjen atë ditë, por i thanë prit sa të vij unë, ta them unë dhe pastaj ik ti. Është një bu lizim”.