Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë

336
0

Greqia ka njoftuar në lidhje me hyrjet në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë, si më poshtë:

Nga dita e nesërme, e premte datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kjo mbyllje është pa afat.

Sakaq, mbetet e hapur ajo në Kakavijë.

Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionët.

Qytetarët që do të hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.

Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur.

Gjithsesi mbeten në fuqi urdhrat e mëparshme të kufizimeve për kalimin e udhëtarëve.