HomeNewsGreqia kërkon zgjerimin...

Greqia kërkon zgjerimin me 12 milje në detin Jon, reagon kryeministri Rama: “detet e tokat nuk falen si rroba”

DIten e sotme në Parlamentin grek,  kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha i sigurt se Greqia do të zgjerohet në detin Jon, në kufi me Shqipërinë, me 12 milje.

Ai u shpreh i sigurt, pas deklaratës që dha më herët edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Kryediplomati grek tha se shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon.

Madje pritet që Dendias të vijë së shpejti në Tiranë, për këtë çështje.

Pas këtyre deklaratave, kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i vendit tonë, thotë se “detet e tokat nuk falen si rroba”.

Ky reagim vjen si përgjigje për një komentues, në profilin zyrtar të Ramës, në Facebook, i cili e pyet “Ujërat detare të Shqipërisë ja fale Greqisë?“.

Por Rama e fton të dëgjojë e të lexojë si dhe të ruhet nga gënjeshtrat.

“Të rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur!”, sqaroi Rama, duke iu përgjigjur kështu shqetësimit se mundet që Shqipëria të ketë rënë në ujdi me palën greke për të falur një pjesë të detit.

Në vitin 2009 një marrëveshje u arrit mes dy qeverive, por ajo u rrëzua në atë kohë nga Gjykata Kushtetuese.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.