Fluturimet drejt Italise, dy kerkesa te reja per personat që udhëtojnë nga Shqipëria

3086
0

Tirana International Airport ka bere nje lajmerim para pak minutash per te gjithe pasagjeret qe fluturojne drejt Italise:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali.

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit. Udhëtimet mbeten ende të kufizuara. 📌Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm: http://www.tirana-airport.com/media/15984515615144FORMAL_STATEMENT_TO_THE_PURPOSE_OF_ENTRY_IN_ITALY_IT.pdf

Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport