Frikë në Itali, rritet numri i të infektuarve me Covid-19, ja cfare ndodhi ne 24 orët e fundit

423
0

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali 13 persona humben jetën nga koronavirusi

Autoritetet e shëndetësisë kane raportuar se gjatë ditës së fundit janë shënuar 1367 raste të reja.

Gjatë orëve të fundit në vendin fqinj janë shëruar 314 pacientë duke e çuar në 206.329, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri i viktimave dhe i rasteve të reja ka shënuar një rritje, pasi ditën e djeshme 4 persona humbën jetën, ndërsa u shënuan edhe 870 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Itali 35,458 persona e kanë humbur jetën, ndërsa numri I përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 262,540.