Greqia hap dyert per te huajt, ka vetem nje kusht

969
0

Kur duhen vetem pak muaj nga nisja e sezonit turistik, Greqia është bërë një nga shtetet e para në BE që lëshon certifikata dixhitale të vaksinimit Covid-19.

Qëllimi është të lehtësojë udhëtimet, duke shpresuar se deri në verë, një pjesë e madhe e popullsisë së botës do të jenë vaksinuar.

Për të parandaluar falsifikimin, certifikata dixhitale e vaksinimit ka një vulë dixhitale, kod verifikimi dhe kod QR, në mënyrë që procesi i verifikimit të vërtetësisë së tij të jetë i lehtë dhe i menjëhershëm, shkruan Grtimes.

Ministri i Qeverisë Dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, ka bërë të ditur se deri më tani përmes platformës gov.gr, janë shpërndarë 55,000 certifikata vaksinimi.

Bazuar në të dhënat e 18 shkurtit, deri më tani në Greqi janë kryer gjithsej 634.037 vaksina, nga të cilat 430.124 kanë të bëjnë me dozën e parë të vaksinave, ndërsa 203.913  kanë marrë të dyja dozat.