Greqia do te mbyllë dyert përgjithmonë për emigrantët…

1727
0

Athina zyrtare tha këtë të premte se po vendos më shumë roje në kufi për të “mbyllur dyert” për ata migrantë që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Greqi.

Kryeministri grek Mitsotakis tha se ka dhënë miratimin për punësimin e 400 rojeve kufitare mes kufirit të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj, si dhe do të rriten edhe operacionet e patrullimit në det.

“Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen”, tha kryeministri Mitsotakis.

“Do t’ua mbyllim përgjithmonë derën trafik antëve të paligjshëm të njerëzve dhe atyre që duan të hynë, edhe pse nuk kanë të drejtë azili”, shtoi ai.

Greqia ka qenë porta kryesore për në Evrope për më shumë se dy milionë njerëz që kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, qysh në vitin 2015.

Kryeministri grek Mitsotakis ka pasur një qëndrim më të ashpër ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve, sesa paraardhësi i tij Alexis Tsipras.