Grekët në Suedi lobojnë për Himarën (VIDEO)

1487
0

Shqetësimi i grekëve për çështjen e Himarës ka kaluar dhe kufijtë e Greqisë. Deputeti i Parlamentit suedez Sotiris Delis me origjinë nga Greqia, që është njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në këtë Parlament, i ka kërkuar Ministres së Jashtme të Suedisë Margot Ualstrom një interpelancë për zhvillimet ne Himarë.

 

Në shkresën drejtuar shefes se diplomacisë, deputeti Delis kërkon që Suedia të veprojë si vend anëtar i BE-së për të mbrojtur pakicën greke dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri në përgjithësi dhe të zonës së Himarës në veçanti.

Deputeti suedez me origjinë greke nuk kursen akuzat ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama.

 

“Qeveria shqiptare është drejtuar nga një interes i fortë në kufizimin e ndikimit të pakicës greke në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë në Parlamentin shqiptar se Himara është një fushë problematike për Shqipërinë.  Himara është një rajon në Shqipëri, i vendosur në pjesën jugore të vendit, e cili kryesisht është i banuar nga grekët etnikë, që janë një minoritet i madh në vend. Me motivimin për të përmirësuar statusin e biznesit të zonës përmes investimeve, kryesisht në industrinë e turizmit, si dhe duke tërhequr persona privatë për të jetuar atje, duan të ndikojnë në përbërjen e popullsisë, duke krijuar kështu një zonë etnikisht homogjene, çka do të thotë se pakica e mbetur është e detyruar të largohet nga zona”.

 

Për ta paraqitur sa më dramatike situatën ne Himarë, deputeti Delis përmend buldozerët që sipas tij, nuk kane kursyer as kishat.

 

“Kjo bëhet me masa shtrënguese si shpronësimi i pronës private me buldozerë dhe oficerë policie. Protestat nga banorët nuk po ndihmojnë. Sipas informacionit, edhe kishat nuk janë respektuar nga buldozerët.”

 

Data e interpelancës është caktuar më 1 dhjetor. Deputeti i djathtë Sotiris Delis, anëtar i partisë moderne, është pjese e parlamentit suedez që prej vitit 2014.