“Google” sjell një “smartphone” ekonomik

574
0

“Google” po tenton të rrisë linjën e tij të “smartphone”, Pixel, duke shkuar në fashën më të ulët të tregut.

“Economic Times” ka shpjeguar se shoqëria ka në program të nxjerrë një “smartphone” të fashës së mesme mes korrikut dhe gushtit. Gjithashtu thuhet se pajisja mendohet për tregjet në zhvillim, si ai i Indisë, ku dëshiron të fokusohet “Google”.


Sipas të përditshme aziatike, “Pixel Phone” do të ishte një nga produktet hi-tech me të cilin “Google” tenton të sfidojë tregun indian. Njëkohësisht bëhet e ditur se deri në fund të muajit pritet të dalë altoparlanti i “Google Home” dhe “Google Home Mini”, ndërsa brenda vitit në Indi do të vijë kompjuteri portabël “Pixelbook”, bashkë me disa pajisje për shtëpi që “Google” prodhon nën firmën Nest.

“Smartphone”-i i fashës së mesme do jetë përkrah top gamës Pixel. Pasuesit e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL duhet të publikohen nga “Google” vjeshtën e ardhshme.