“Gogoli”, vajza e vogël i sulet Ramës nga ekrani i televizorit, publikohet videoja epike

1145
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive dhe një vajzë e vogël, e cila sapo shikon kryeministrin i sulet për ta qëlluar. Me një krëhër në dorë vogëlushja qëllon nga televizori kryeministrin Edi Rama, ndërsa një person që si duket mund të jetë nëna e saj, i thotë të mos qëlojë televizorin, sepse mund të thyhet. Pasi vajza pengohet që të qëllojë ‘kryeministrin’ ajo mërzitet dhe flak tutje krëhërin.

Bashkëngjitur videos, Berisha shkruan: “Edhe për fëmijët e vegjël një gogol! Rama ik! sb”.

Kujtojmë se gjatë një bashkëbisedimi me studentë të cilët u ngritën në protestën në dhjetor, një prej tyre konsideroi kryeministrin Rama, si një gogol që të gjithë fëmijët frikësohen sapo përmendet emri i tij. “Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!”- tha studenti më 19 dhjetor nga takimi në Universitetin e Vlorës.