“Gjoba ju vjen tek shtëpia”/ Shoferët te kene kujdes: Ja 5 rrugët që vendosen kamera dhe radar…

229
0

5 akse rrugore prej 200 km në Shqipëri do të monitorohen me kamera duke shmangur prezencën e efektivëve të policisë në rrugë. Drejtor i ARRSH, Evis Berberi thotë se kjo nismë e qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut do të ngrihet brenda 2 muajsh.

Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama vitet e ardhshme do të rrallohet prezenca e policisë në rrugë ndërsa në rast shkelje të rregullave shoferit i vjen gjoba tek shtëpia. 

Sapo kemi shpallur garën për qendrën kombëtare të monitorimit të trafikut. Është një investim tërësisht i shtetit shqiptar, ngritja e një godine për monitorimin e trafikut dhe 200 km e para .

QKMT do jetë entitet i ARRSH, do ngrihet një godinë e re me 200 km e para që përfshin akset: Tiranë-Elbasan; Tiranë-Durrës; Rinas-Kashar; Fier-Vlorë dhe Elbasan-Durrës”. Sipas drejtuesve të ARRSH, Qendra Kombëtare e Monitorimit nuk do të shërbejë vetëm për vendosjen e gjobave direkt nga sistemi me kamera, por edhe për rritjen e sigurisë rrugore.