Gjoba dhe pezullim patente, Rrugorët e Tiranës apel shoferëve: Fëmijët 4–12 vjeç në makinë vetëm me..

557
0

Policia Rrugore e Tiranës këshillon të gjithë shoferët për marrjen e fëmijëve në mjet gjatë lëvizjes. Sipas Kodit Rrugor, fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi.

Kurse, fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi. Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.