“S’te kemi parë duke bërë bamirësi!” Alketa i kthehet ndjekëses

1822
0

Nëse nuk dëgjojmë emrin e Alketa Vejsiut në ndonjë bamirësi, kjo ndodh sepse moderatores i pëlqen t’i bëjë në heshtje ato.

Të paktën kështu i shkruan ajo një komentueseje në Instagram, e cila e ka kritikuar për shpenzimet e tepërta dhe i kërkon “llogari” për bamirësitë.

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”, thuhet në koment drejtuar moderatores.

Me qetësinë më të madhe Alketa i shkruan se nuk jemi në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, por në kapitalizëm.

Moderatorja shprehet se i bën në heshtje bamirësitë dhe se ka punuar boll për t’u marrë me llafe në Instagram këtë të diel.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, ja kthen Alketa.