Gjermania shpall gjithë Italinë zonë të rrezikshme Covid

489
0

Dispozita futet në fuqi te dielen.

Gjashtë ditë më parë transmeton shqiptari.net, në listën e hartuar nga Robert Koch Institut (Rki), qendra gjermane epidemiologjike, të gjitha rajonet italiane ishin përfshirë tashmë me përjashtimin e vetëm të Kalabrisë, si dhe Vatikanin dhe Republikën e San Marinos.

Kriteri për përcaktimin e një zone specifike gjeografike ‘në rrezik’ shkaktohet kur epidemia e koronavirusit tejkalon 50 infeksione të reja për 100,000 banorë në një javë. Për ata që kthehen në Republikën Federale nga këto zona, zbatohet detyrimi i karantinës, i cili mund të “shkurtohet” nëse i nënshtroheni tamponit Covid.

Përveç Italisë, nga sot lista përfshin të gjithë Danimarkën, me përjashtim të Ishujve Faroe dhe Grenlandës, por edhe një pjesë e madhe e Greqisë, rajone të Letonisë, e gjithë Lituanisë përveç rrethit Utena, në Norvegji provinca e Oslos, e gjithë Portugalia, pothuajse e gjithë Suedia