Bota po rimbyllet, por ja cfare po ndodh ne Suedi

870
0

Qeveria e Suedise vendosi te mos aplikoje izolimin as në valën e parë të pandemisë së koronavirusit dhe as tani që bota po rimbyllet. Dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen.

Për t’ia dalë me këtë strategji, Anders Tegnell, shefi i Agjencisë së Shëndetit Publik në Suedi, ka tri këshilla për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Ai thotë se mbajtja e distancës dhe mosprezenca në grumbullim njerëzish janë thelbësore, por po aq e tillë është dhe mungesa e kontaktit me pleqtë.

“Mbani distancën, shmangni grumbullimet e njerëzve dhe mos takoni të afërmit e moshuar. Këto janë 3 këshillat bazë që japim ne”.

Suedia nuk e praktikoi karantinimin. Ajo vetëm bëri disa rekomandime për qytetarët e saj.

Shteti nuk mbylli bare e restorante, as shkollat, por vendosi që të mbronte grupet më të rrezikuara duke këshilluar mosekspozimin e tyre ndaj koronavirusit.

Dr. Tegnell thotë se tani ka një moment kur mund të thuhet se ky Covid do të marrë fund. Por që të ndodhë kjo, ka ca peripeci më parë.

Në një intervistë për “Revista Bocas”, Tegnell parashikoi se kur do të kthehemi në normalitet, gjithnjë nëse kjo do të ndodhë.

“Nëse do të kthehemi në normalitet…”, e nisi fjalën e tij epidemiologu, para se të shtonte se një gjë e tillë do të kërkojë të paktën një vit e gjysmë akoma.

“Do të varet nga efikasiteti i vaksinës dhe nga fakti nëse në një kohë të shkurtër do të vaksinohen mjaftueshëm njerëz. Po flasim për një vit e gjysmë ose pak më shumë”, u shpreh Tegnell.