Gjermania nis rihapjen e kufijve në 15 qershor, ndersa mga dita e shtunë hiqen kontrollet për këto shtete

773
0

Gjermania do të hap kufijte në 15 qershor. Nga dita e shtune, fillon lehtësimi I masave me të paktën tre vende, Francën, Zvicrën dhe Austrinë dhe shpresat e ekzekutivit gjerman janë që në mesin e muajit të ardhshëm, ato të çelen plotësisht.

Mediat vendase thonë se kontrollet kufitare përgjatë kësaj kohe do të jenë në kufi, por sipas tyre do të zhvillohen vetëm “verifikime të rastësishme”.

Përdorimi i pikave të kontrollit do të duhet të lehtësojë bllokimet e trafikut për udhëtarët përtej kufirit, të cilëve u është lejuar kalimi.

Sipas ministrit të brendshëm, Horst Seehofer megjithatë, kufijtë do të mbyllen përsëri nëse situata shëndetësore përkeqesohet. Planifikohet po kështu hapja e shpejtë e kufirit me Luksemburgun dhe Danimarkën.